Byrek me mish pule nga zonja Albana

20 Dhjetor 2023, 11:54| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 11:56

  • Share

Byrek me mish pule

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 1 pulë fshati
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim pulën të ziejë në një enë me ujë me pak kripë. Pasi ka zjerë, fikim sobën dhe e lemë pulën mbuluar me kapak duke i shtuar dhe pjesën tjetër të kripës. Pasi pula të jetë ftohur mirë e pastrojmë nga kockat dhe copëtojmë mishin në pjesë të vogla. Marrim një tavë e lyejmë në fillim me pak vaj dhe vendosim 3-4 petë duke i spërkatur me lëngun e pulës që e kemi kulluar më parë. Bëjmë një shtresë me mish, e spërkasim me piper të bluar, vendosim 2-3 petë të tjera. I spërkasim petët me lëngun e pulës dhe bëjmë shtresën tjetër me mish pule. Vendosim në fund 3-4 petë të tjera duke i lagur mirë me lëngun e pulës. E presim më pas byrekun dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-50 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?