Byrek me mish dhe qepë nga zonja Albana

11 Tetor 2022, 11:52| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 11:53

  • Share

Byrek me mish dhe qepë

Përbërësit:

Për brumin:

  • 700 gr miell
  • Kripë
  • Ujë

Për mbushjen:

  • 4 qepë mesatare
  • 500 gr mish viçi
  • 3 domate
  • 2 speca
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Niseshte për hapjen e petëve

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin me miell, pak kripë dhe ujë. E ndajmë brumin në 14 kuleçë të vegjël.

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepët e grira imët, më pas shtojmë mishin në copëza të cilin e kemi zjerë më parë. Shtojmë specat dhe domatet në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Marrim 7 kuleçë dhe i hapim në diametër të vogël, I vendosim njëra mbi tjetrën dhe hapim një petë të madhe. E vendosim petën në tavë, shtrojmë mbushjen dhe më pas vendosim petën tjetër të hapur në të njëjtën mënyrë si petën e parë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?