Byrek me kunguj të njomë pa petë nga zonja Albana

19 Qershor 2023, 12:00| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 12:02

  • Share

Byrek me kunguj të njomë pa petë

Përbërësit:

  • 4 kunguj të njomë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 qepë
  • 3-4 vezë
  • 100 ml qumësht
  • ½ tufë nenexhik
  • 120 gr miell
  • 1 lugë kafeje pluhur pjekës
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • 2 lgj miell misri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë kungujt, i grijmë në rende, shtojmë pak kripë dhe i vendosim në një kullesë që të lëshohen lëngjet. Ndërkohë kaurdisim qepët e grira imët me vaj ulliri në zjarr mesatar. Rrahim vezët me qumështin, më pas shtojmë kungujt e grirë, qepët, bimët aromatike, miellin, pluhurin pjekës, pak kripë dhe djathin e grirë kaçkavall. E shtrojmë masën në një tavë, e spërkasim sipërfaqen me pak miell misri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?