Byrek me gjizë dhe spinaq nga zonja Albana

20 Shkurt, 11:37| Përditesimi: 20 Shkurt, 11:41

  • Share

Byrek me gjizë dhe spinaq

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 500 gr spinaq
  • 100 gr gjizë
  • 2 kokrra vezë
  • 100 ml qumësht
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin për byrekun dhe e lëmë të pushojë pak të mbuluar me pecetë. Ndërkohë lajmë dhe grijmë spinaqin, kullojmë ujin, e shtypim me dorë dhe i hedhim kripë dhe vaj ulliri. Në një tas rrahim vezët, shtojmë gjizën dhe qumështin, i përziejmë dhe i hedhim tek spinaqi. Hapim petët nga 6, i vendosim në tepsi të lyer me gjalpë (gjysmat e petëve të spërkatura me gjalpë) hedhim spinaqin, shtrojmë petët e mbetura, hedhim gjalpë, e presim byrekun dhe e pjekim për 30 minuta në 220° Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?