Byrek me arra nga zonja Albana

21 Dhjetor 2022, 11:08| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 11:09

  • Share

Byrek me arra

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 350 gr arra
  • 70 gr gjalpë
  • 1 fç vaj ulliri
  • 3 gota qumësht
  • 3 kokrra vezë

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë arrat dhe i trazojmë me gjalpin e temperaturës së ambjentit. I trazojmë mirë me duar në mënyrë që arrat bashkë me gjalpin të bëhen si një masë ngjitëse. Rrahim në një tas të madh vezët dhe më pas shtojmë masën e qumështit.

Shtrojmë 4-5 petë në një tavë duke spërkatur secilën me pak vaj ulliri dhe pak qumësht. Vendosim gjysmën e masës së arrave duke e niveluar mirë. Shtrojmë 2 petë, i spërkasim me pak qumësht dhe më pas vendosim pjesën tjetër të arrave. E mbulojmë byrekun me petët e mbetura. E ndajmë në racione dhe në fund shtojmë gjithë masën e qumështit me vezë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?