Byrek i shpejtë tigani me patate, qumësht dhe vezë nga zonja Albana

16 Prill, 12:08| Përditesimi: 16 Prill, 12:10

  • Share

Byrek tigani me patate, qumësht dhe vezë

Përbërësit:

  • 7 petë byreku
  • 100 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 350 gr patate
  • 250 gr kunguj të njomë
  • 100 gr djathë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët me qumështin dhe pak kripë. Patatet dhe kungujt i grijmë në rende dhe i gatuajmë pak minuta në tigan me pak gjalpë. Shtojmë erëza dhe djathë. Në një tigan të pastër shtrojmë petët e para të spërkatura me gjalpë dhe me pak nga masa e trazuar me vezë dhe qumësht. Vendosim dy petë në mënyrë të rrudhosura dhe i spërkasim. Shtrijmë petët dhe masën e patates me djathë. Sërish petë dhe spërkatje me qumësht dhe vezë. E pjekim byrekun në tigan me kapak të mbyllur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?