Byrek i hapur i Korçarëve me mish pule nga zonja Albana

19 Korrik 2023, 12:54| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 12:55

  • Share

Byrek i hapur me mish pule

Përbërësit:

  • 350 - 400 gr miell
  • 4 vezë
  • 400 gr mish pule (trasha pule)
  • 1 lç sodë
  • Vaj luledielli
  • Ujë sa të marrë brumi
  • Kripë
  • Gjalpë

Përgatitja:

Zëmë brumin me miell, ujë, kripë, sodë dhe pak vaj. Më pas e ndajmë në 6 toptha dhe i hapim 2 e 2 dhe krijojmë një petë të vetme duke i bashkuar. E hapim petën në një tepsi të lyer me gjalpë.

Mishin e pulës pasi e ziejmë e bëjmë në copa. Rrahim vezët me pak kripë dhe i shtojmë tek lëngu i mishit, shtojmë mishin e pulës dhe e vendosim mbushjen mbi petën e hapur. Mbledhim anësoret e petës dhe e vendosim byrekun në furrë në 200 gradë për 30 minuta. Pasi të piqet e lyejmë petën me pak gjalpë që të qëndrojë e butë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?