Byrek i ëmbël me oriz nga zonja Albana

8 Janar, 11:58| Përditesimi: 8 Janar, 12:02

  • Share

Byrek i ëmbël me oriz

Përbërësit:

  • 1 e 1/2 fç oriz
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 lgj kanellë
  • 2 lgj rrush të thatë
  • 50 gr gjalpë + vaj
  • 8-10 peta byreku

Për servirje:

  • Sheqer pluhur
  • Kanellë

Përgatitja:

Në ujë të vluar në masën 1 me 2 ziejmë orizin jo plotësisht. Sapo orizi të fillojë të krijojë bulëza shtojmë një lugë gjalpë, sheqerin, kanellën dhe rrushin e thatë. E trazojmë mirë, e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Marrim petët një nga një dhe i spërkasim me pak gjalpë të shkrirë trazuar me vaj. Në çdo petë vendosim 1-2 lugë mbushje dhe më pas petën e mbështjellim role dhe e vendosim në tavë si shirit ose të rrumbullakosur si kërmill. Kështu veprojmë me të gjithë petët dhe në fund i spërkasim roletë me pak vaj dhe gjalpë dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pasi byreku të jetë ftohur e servirim spërkatur me sheqer pluhur dhe kanellë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?