Byrek i ëmbël me krem nga zonja Albana

29 Nëntor 2022, 10:50| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 10:51

  • Share

Byrek i ëmbël me krem

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 220 gr gjalpë

Për sherbetin:

  • 80 gr sheqer
  • 450 ml ujë
  • 80 gr mjaltë
  • 1 shkop kanelle
  • 1 limon

Për kremin:

  • 4 vezë
  • 200 gr sheqer
  • 500 ml pana
  • 500 ml qumësht
  • 1 vanilje
  • 100 gr gjalpë
  • 170 gr miell misri
  • 1 majë luge kripë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim sherbetin në zjarr: ujin, sheqerin, kanellën dhe lëkurën e limonit. Sapo të shkrijë sheqeri shtojmë mjaltin, e largojmë sherbetin nga zjarri dhe e lemë të ftohet. 

Kaurdisim miellin e misrit me gjalpë dhe sapo mielli të marrë pak ngjyrë shtojmë qumështin së bashku me panën. Vezët i rrahim me sheqerin dhe vaniljen dhe e shtojmë tek qumështi. E trazojmë derisa kremi të lidhet mirë.   

Vendosim në tavë peta duke i spërkatur me gjalpë. Hedhim kremin dhe e vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi është pjekur e sherbetosim sapo t’a nxjerrim nga furra.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?