Byrek festiv i shpejtë me petë sfoliat nga zonja Albana

31 Dhjetor 2023, 11:29| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 11:30

  • Share

Byrek festiv i shpejtë me petë sfoliat

Përbërësit:

  • 1 petë sfoliat
  • 300 gr mocarela
  • 2 lgj djathë kaçkavall të grirë
  • 1/2 lgj majdanoz të grirë
  • Sallam fshati
  • Gjalpë për lyerjen e petëve
  • 1 vezë

Përgatitja:

Petën sfoljatë e ndajmë në forma të rrumbullakëta, aq pjesë sa për të krijuar një pemë festive. I lyejmë petët me gjalpë, vendosim pak djathë të grirë kaçkavall, mocarela dhe sallam në feta të holla. I mbledhim në toptha si brumë buke, i lyejmë me vezë nga jashtë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?