Byreçka tigani pa mbushje nga zonja Albana

23 Janar, 11:54| Përditesimi: 23 Janar, 11:55

  • Share

Byreçka tigani pa mbushje

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 lk sheqer
  • 1 lç kripë
  • 1 lç maja e thatë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Ujë sa të marrë brumi    
  • Kripë dhe majdanoz të grirë

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin me miell, kripë, sheqer, maja dhe ujë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 15 minuta. Më pas hapim petën në tryezën e punës. E lyejmë me pak vaj ulliri dhe i bëjmë me thikë disa prerje anësore në mënyrë që petën ta mbledhim si zarf. Pasi i kemi dhënë formën byrekëve i spërkasim me pak miell dhe i shtypim lehtë me okllai. Ndërkohë në një tigan kemi nxehur vajin dhe skuqim byrekët derisa të marrin ngjyrë të artë. Në një tas vendosim kripë dhe majdanoz të grirë dhe lyejmë sipërfaqet e byrekëve.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?