Byreçka në vaj pa okllai me gjizë nga zonja Albana

28 Shkurt 2023, 11:22| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 11:23

  • Share

Byreçka në vaj pa okllai me gjizë, receta më praktike e byrekut nga zonja Albana

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 1 lç kripë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 150 ml ujë të vakët
  • Gjalpë / vaj për qëndrimin e brumit
  • Gjizë për mbushje

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin me miell, pak vaj ulliri, kripë dhe ujë të vakët. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për rreth 15 minuta. E ndajmë brumin në toptha të vegjël, i lemë 10 minuta në qetësi dhe më pas topthat i vendosim në yndyrë (në gjalpë të tretur ose vaj) për 30 minuta. Topthat e brumit i hapim me duar pa okllai, i mbushim me gjizë dhe i japim formë cilindrike. I vendosim byreçkat të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?