Byreçka furre me mish të grirë nga zonja Albana

24 Mars 2023, 12:15| Përditesimi: 24 Mars 2023, 12:17

  • Share

Byreçka furre me mish të grirë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 200 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 50 ml vaj
  • 15 gr maja e butë
  • Pak kripë, pak sheqer

Mbushja:

  • 400 gr mish i grirë
  • 2 qepë të thata
  • 2 qepë të njoma
  • 200 gr djathë i butë pice
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Zëmë brumin me majanë e butë të tretur në qumësht. E lemë brumin të vijë për rreth 30 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën e thatë dhe të njomë të grirë imët së bashku me mishin e grirë.

Pasi brumi ka qëndruar, hapim petët sa një pëllëmbë dore. Bëjmë një ndarje me thikë deri në gjysëm të petës dhe e mbushim me kaurdisjen e qepës me mish të grirë. Shtojmë djathë të grirë kaçkavall dhe bëjmë mbylljen e petës në formë trekëndëshi, anësoret i punojmë me majën e pirunit. I lyejmë byreçkat sipër me furçë me vaj dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?