Bylykbashi-Felajt: Byroja nuk ka pasur kuorum sot, deputetët e përjashtuar duhet të ishin këtu! Drejtuesja e seancës: E pavërtetë

16 Shkurt 2023, 13:28| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 14:21

  • Share

 

Deputeti Oerd Bylykbashi e konsideroi si nul mbledhjen e Byrosë paraditen e sotme që konfirmoi përjashtimin për Berishën, Nokën, Këlliçin dhe Palokën.  Bylykbashi tha se kolegët e tij duhet të jenë në seancë.

“Keni shkelur brutalisht procedurën. Mziu tha këtu se nuk ka pasur kuorum byroja. Pra, mbledhja ka qenë nul. Deputetët e përjashtuar pra duhet të ishin sallë. Kolegët e mi duhet të ishin në sallë. Edi Rama ju ka dhënë urdhër të zvogëloni numrin e deputetëve. Por kjo nuk ka për të ndodhur, nuk ka për të pasur seancë”, tha ai duke iu drejtuar Ermonela Felajt.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e drejtueses së seancës .

Anëtarë të Byrosë janë: Gjekmarkaj, Denaj, Blendi Klosi, Dashnor sula, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Bushka, Nikolla, Balla dhe Xhelal Mziu. Kuorumi ka qenë i plotë. Z. Mziu ka qenë në mbledhje dhe ka folur për të mbajtur qëndrimin e tij”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?