Bylykbashi kujton Falconen: Ndiq
paratë dhe do gjesh mafian

5 Nëntor 2017, 15:29| Përditesimi:

  • Share
Pas sekuestrimit të shifrave marramendëse të 835 mijë eurove dhe  dy patentave në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i Partisë Demokratike ka kthyer në vëmëndje shprehjen e  Giovanni Falcones, i cili thoshte” ndiq paratë  dhe do të gjesh mafian”.

 Falcone ka qenë një ish gjyqtar dhe ka gjykuar çështje të ndjeshme, por fundi i tij ishte tragjik pasi e ekzekutuan në një atentat mafioz në Itali.

Në rrjetin social Facebook Bylykbashi shkruan:

Ndiq parate dhe do te gjesh Mafien (Giovanni Falcone)

Ndiq 863 mije eurot dhe do te gjesh 5 milion eurot ne muaj. Patentat jane vetem si ato deget e thyera qe te tregojne nga ka kaluar krimi.

falcone

(Statusi dhe fotoja e Falcones e nxjerrë në Facebook nga Oerd Bylykbashi)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?