Bylykbashi: Identifikim biometrik në të gjitha qendrat e votimit, reduktim drastik të financimit privat

15 Qershor 2020, 20:04| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 20:14

  • Share

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se dy janë çështjet për të cilat u diskutua, identifikimi biometrik dhe financimi i partive.  Sipas Bylykbashit, identifikimi biometrik do të mbrojë votat false. Ndërsa theksoi se kanë rënë dakord për reduktim drastik të financimit privat.

"Sot diskutuam për të gjetur të gjitha garancitë dhe drafti përfundimtar do të sigurojë që në zgjedhjet e ardhshme identifikimi biometrik i zgjedhësve do të jetë në të gjithë qendrat e votimit. Kjo do të thotë që kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura nga mbushja me vota fallco. Ai që do të identifikohet se ka votuar më shumë se një herë  do të dërgohet për ndjekje penale. Çështja e dytë është financimi i partive politike.  Objektivi jonë është që të gjejmë një zgjidhje të plotë jo vetëm për fushatën por edhe financimin në periudhë jo fushate. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim drastik të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve ku shpenzimi do të jetë  vetëm 3 fishi i financimit publik. Sot partitë politike kanë të drejtë të shpenzojnë 10 fishin e fondit publike, që do të thotë paratë që marrin nga financimi privat janë të larta. Pra arritëm edhe këtë moment të rëndësishëm duke ulur varësinë e partive nga financimet private që shpesh herë janë të dyshimta", tha Bylykbashi.  

Çfarë po kërkon PD dhe LSI nga KQZ që e keni lënë dhe si pikë të fundit?

"Kjo është një nga çështjet kryesore të dakordësisë së 5 qershorit për administrimin e zgjedhjeve, që do të përfshijë KQZ ruajtjen e komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit kështu sic janë. Nesër do të vazhdojmë punën për çështjet që janë të hapura", përfundoi Oerd Bykykbashi.

 


Lajmi kryesor:

'Zgjedhorja', nesër takimi i fundit, vuloset marrëveshja! Gjiknuri: Ende për t'u diskutuar, KQZ! Bylykbashi: Reduktim drastik të financimit privat


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?