Politikë

Bylykbashi denoncon: Qeveria përdori 40 mln euro nga fondet publike për familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës

1 Maj 2021, 14:15| Përditesimi: 1 Maj 2021, 14:24

  • Share

Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka akuzuar qeverinë se ka shpërndarë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës. Sipas Bylykbashit, Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milionw euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

PD denoncon se gjatë 2 muajve të fundit, bashkitë e kontrolluar nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmet me qëllim blerjen e votave të familjeve të prekura. 

"Ditë pas dite dalin në dritë fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Rama-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumente dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti. Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Gjate dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura. Objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS1 u rivlerësuan si të kategorisë DS2 dhe objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS2 u rivlerësuan si objekte të kategorisë DS3. Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës.

Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milion euro. 26 milion euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill.Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve. Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.

Këto janë disa prova të tjera të manipulimit dhe shtrembërimit të vullnetit të shqiptarëve më 25 prill nga regjimi Rama-Doshi. PD edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë kriminale të blerjes së votës.

Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi", tha Bylykbashi

Vendime të Këshillit të Ministrave me të cilat PD pretendon se qeveria ka bërë shitblerje vote me të prekurit nga tërmeti

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 01/05/2021 18:08

    Tani na e mbushe mendjen. Ti kishit nxjerre me pare e mos hanit bar. I vodhi thote, shperdoroi parate per termet e vullkan. Langaraqer. Po pse me leket e xhepit do ti merrte votat? Me ato pra te donatoreve, me vaksinat, legalizimet. Vete e dhe nuk bete ze. Tani mbyllni gojen e mos hani m...

    Përgjigju
  • Pjeter: 01/05/2021 17:46

    Ikni o burracake,ja u shkaterroi PD-familja Berisho-Mallteze e ju vazhdoni te frikesuar te kepusni traplleqe c'do dite,pa pasur kurajo ti vini emer mbiener problemit.Qeverria duhet te priste,te mbaronin zgjedhjet e ti linte njerzit neper çadra,qe tu mbyllte gojen alabakeve?Pastaj do akuzoej pse nuk beri asgje.Shqiptaret kuptuan se kush ishin alternativa e Rames,asgje e re e pa pare dhe e pa provuar,kjo eshte e verteta.Kete lloj teknike e kemi pare ne te gjitha humbjet skandaloze tuajat,gjithmone fajin e ka Rama qe fitoi,dhe mos ngurroni,prezantohuni po te njejtet qe hengret dajak ne votime, e sigurisht LSI,nuk do jete vetem ne "ekatomben" politike e krijuar po nga ju vete.Modeli juaj eshte simbol i rrumpallizmit,dhe e tregoni qarte se silleni,si jeni organizuar midis jush,dhe na i tregoni shume qarte pa medyshje.Rama po nuk iku vete,eshte i perjetshem.

    Përgjigju
  • Anomas: 01/05/2021 16:34

    Ky Bylyk boshi po koqe ngeli...njeri qe sjep asgje tani sdine ca te sajojne....ikni dhe fshihuni se populli ja u dha ate qe meritoni

    Përgjigju
  • Sidi: 01/05/2021 15:25

    Me keto justifikime per humbjen ju vec dilni pa tru dhe llogjike .Sipas teje qe Durresi nuk te votoi, rindertimi te mis behej.Me keto mend Rama rrin ne pushtet sa ti doje qejfi

    Përgjigju
  • eli: 01/05/2021 15:20

    Le ta marrin vesh laçjanet qe votuan per keta,se po te ishin keta ne pushtet do rrinin gjithe jeten jashte!

    Përgjigju
  • Cubi: 01/05/2021 14:59

    E cme hyn ne pun mua se ku jan fondet ??????? Une kam nje vit e gjysem ne cader ju thoni Jan fonde publike. Mua me duhet puna e qeveris ti mar ku te doj. Sa per ju qent e opozites jeni gati qe puna e rindertimit te nderpritej per nja kater pes muaj e ju tu vinin votat e te mernit pushtet. Kurr mos e marshi legena.monstra politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?