Korabi feston fitoren

Bylisi 'pa frena' në Kategorinë e Parë, 3 gola për kreun e renditjes! Fitojnë edhe tre skuadra të tjera

10 Dhjetor 2023, 16:07| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 16:11

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të dielë katër nga ndeshjet e javës së 15-të. Me fillim nga ora 13:30, në "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi fitoi 3-1 me Luzin dhe vijon të jetë në krye të renditjes me diferencë nga ndjekësit. Për skuadrën e Ballait shënuan Kasaj, Ruçi dhe Kobe, teksa Itodo gjeti rrjetën për miqtë.

Edhe Korabi siguroi tri pikë në transfertë me Besën. Goli i Çemës në të 76 minutë ishte vendimtar për dibranët. Në "Roza Haxhiu", Lushnja mundi 2-0 Burrelin me golat e Preknicaj dhe Ayinde. Fitore edhe për Kastriotin që mundi 3-1 Tomorin, me miqtë nga Berati që janë në "rënie të lirë".

Nëser luhen edhe dy sfidat e tjera të mbetura për këtë javë, teksa Bylisi dhe Elbasani janë në krye të renditjes. Në fund Burreli, Besa, Tomori dhe Luzi.

Kategoria e Parë, java 15-të:

E dielë 13:30

Besa 0-1 Korabi (Çema 76')

Bylis 3-1 Luzi (Kasaj 41', Ruçi 54', Kibe 71' / Itodo 19')

Kastrioti 3-1 Tomori (Diamanti 14', 62', Marinaj 83' / Ndrejaj 32')

Lushnja 2-0 Burreli (Preknicaj 20', Ayinde 42')

E hënë

12:30 Apolonia - AF Elbasani

13:30 Vora - Flamurtari

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?