Buzëqeshje dhe solidaritet/ 'Babagjyshi Sekret' i Bankers Petrolium lumturon fëmijët në Fier (VIDEO)

29 Dhjetor 2020, 12:20| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 18:29

  • Share

Teksa Viti i Ri është në prag dhe të gjithë po lëmë pas krahëve një vit të vështirë, gjestet e bukura janë ato që më shumë se kushdo tjetër kanë nevojë fëmijët.

Për këtë ka menduar edhe Bankers Petrolium, e cila në bashkëpunim me 'Babagjyshin Sekret” ia ka bërë edhe më magjike festat fëmijëve të Fierit, aty ku vetë kompania operon.

Fëmijët i kanë shkruar me dorën e tyre letra Babagjyshit me dëshirat dhe ëndrrat e tyre, dhe projekti social i Bankers ua ka realizuar.  

Dhuratat e shpërndara për fëmijët kanë krijuar një atmosferë ndryshe në Fier, duke shtuar buzëqeshjet dhe rritur optimizmin pasi pavarësisht vështirësive solidariteti me njëri-tjetrin i mposht të gjitha.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?