Buxheti/ Rithemelimi paralajmëron të hënën bllokimin e seancës, Partia e Lirisë pa vendim! Meta: Opozita po mundohet të zhbllokojë parlamentarizmin

17 Nëntor 2023, 14:12| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 14:53

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e sheh të drejtë aksionin e opozitës për të bllokuar seancën plenare të së hënës dhe të së martës kur pritet të votohet buxheti, por nuk dha një përgjigje nëse deputetët e partisë së tij do të bëhen pjesë e kaosit të paralajmëruar.

Meta, në një konferencë për gazetarët, u shpreh se qeveria e ka kapur Parlamentin dhe e ka shndërruar në noter të saj.

“Nuk është opozita që e ka bllokuar Parlamentin, është qeveria ka kapur Parlamentin, e ka shndërruar në noter të saj që ka asgjësuar parlamentarizmin. Ajo që opozita po lufton është që Parlamenti të zhbllokohet të përmbushë funksionet e tij kushtetuese, kontrolluese ndaj qeverisë”, tha Ilir Meta.

Grupi i Rithemelimit nuk do të heqë dorë nga skenari i kaosit për të mos lejuar zhvillimin normal seancave parlamentare me pretendimin se po u mohohen të drejtat e opozitës. Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se opozita do të bllokojë seancën maratonë 2 ditore të datave 20 dhe 21 nëntor, ku Parlamenti do të shqyrtojë në parim projekt-buxhetin e 2024.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?