Buxheti, PL: Asnjë ndihmë sociale, shtohen shpenzimet për PPP

11 Nëntor 2023, 13:07| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 13:21

  • Share

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat tha se qeveria me buxhetin e vitit 2024 nuk mbështet shtresat në nevojë me paketa sociale, por rrit taksat dhe shpenzimet për koncesione.

“Çfarë u sjell buxheti 2024 qytetarëve shqiptarë?  Pikë së pari, rritje të barrës fiskale…Një rritje e taksave në 70 milionë euro parashikohet në buxhetin e vitit 2024.

Barra fiskale rritet për qytetarët dhe bizneset përmes taksës së karbonit, lojërave të fatit, akcizës së duhanit dhe tatimit për profesionet e lira.

Qeveria do të vijojë të diferencojë tatimpaguesit dhe rasti më flagrant është tatimi 23% i profesionistëve të lirë.

Po ku do të shkojnë paratë e buxhetit të ri? Shpenzimet për koncesionet/PPP me financim buxhetor rriten për gati me 10%, për vitin e ardhshëm ose me 136 milionë euro. 12 million euro për Inceneratorin e Tiranës.”-tha Erisa Xhixho, nënkryetare e PL.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zefi: 11/11/2023 14:05

    Keto jane prostitutat e Like floririt.

    Përgjigju
  • Peshkopi: 11/11/2023 13:51

    Mos u lodhni me fol se nuk ka me PL,u fundos PL bashke me IM dhe Monja

    Përgjigju
  • babi cu be me partine rron akoma: 11/11/2023 13:37

    phyy hajdutet e djallit akoma gjalle jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?