Manja kërkon më shumë buxhet për drejtësinë në 2024: Duhen para për përkthyes, janë trefishuar letërporositë! Duam të ndërtojmë burgun e grave

8 Nëntor 2023, 15:46| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 17:05

  • Share

TIRANE - Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kërkoi një shtesë prej 1.3 miliardë lekë në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2024 për dikasterin e tij edhe pse fondet e akorduara janë 1.7 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar. Shkak për këtë kërkesë u bë nevoja për fonde për pagesat e përkthyesve pasi është trefishuar numri i dosjeve që shkëmbehen me autoritetet e drejtësisë jashtë vendit.

“Gama e volumit të letër porosive në vitin 2023 në raport me vitin 2022 pothuajse është trefishuar dhe ne e kemi të pamundur nëse nuk na shtohet kjo sasi modeste parash për përkthimet e kemi të pamundur t’ju përgjigjemi nevojave dhe kërkesave që kanë organet e hetimit, sa i takon ndihmës juridike në fushën penale, kryesisht përmes letër porosive por edhe bashkëpunimet që kjo prokurori ka”, tha Manja.

Paratë shtesë Drejtësia i kërkoi edhe për rikonstruksione të nevojshme në disa burgje. Në planet e dikasterit është edhe ndërtimi i një burgu të ri për gratë, pasi godina aktuale në lagjen “Ali Demi” në Tiranë nuk plotëson standardet. Manja tha se nuk është dakordësuar për dërgimin e të dënuarave në burgun e Pjoskës në Pogradec për shkak të largësisë.

“Ai institucion sot nuk plotëson asnjë standard për të garantuar të drejtat dhe trajtimin e grave të dënuara dhe të paraburgosura. Na është ofruar dhe na është propozuar që përkohësisht gratë e dënuara të lëvizin në institucionin e ri të Pjoskës në Pogradec. Duam të gjejmë një zgjidhje afatgjatë, të përhershme, me ndërtimin e një burgu të ri dhe kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar një sasi lakësh për studime dhe projektime.”- tha Manja.

Pjesë e investimeve që janë planifikuar në buxhetin 2024 është rikonstruksioni i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili sipas Manjës më në fund do të jetë dinjitoz.

"120 milionë lekë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ndërtimin e dhomës frigoriferike dhe blerjen e pajisjeve përkatëse për të pasur një shërbim modern, 80 milionë lekë shkojnë për laboratorin e toksikologjisë në IML."- u shreh Manja.

Në Komisionin e Ligjeve raportuan për projektbuxhetin edhe ILDKPKI, Gjykata Kushtetuese, Komisionerët Publik dhe Presidenca. Kjo e fundit ka në plan rikonstruksion të godinës, e cila nuk është bërë që prej 15 vitesh.

Kërkesat për shtim në buxhetet e tyre respektive do të analizohen edhe një herë nga ministria e Financave, për të rakorduar në javët në vijim nëse ekziston mundësia të shtohen në vlerat e përgjithshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 08/11/2023 20:18

    O manja ka noj remelala anej ortëëëjjj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?