Buxheti në Kuvend,Rama:Shifra
optimiste, por s'jemi të lumturAhmetaj: Ministri i PD firmosi koncesione dy ditë para se të ikte

16 Nëntor 2017, 10:02| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Rama tha se treguesit ekonomikë flasin për një klimë pozitive, ndërsa parashkimet janë se për vitin 2018 rritja ekonomike do arrijë shifrën 4%. 

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon dhe një paketë fiskale nxitëse dhe stimuluese për formalizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e biznesit. Pavarësisht shifrave optimiste, Rama tha se nuk ka vend për festë, kjo pasi, sipas tij, qytetarët presin shumë me tepër. 

"Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Këtë e thotë edhe BE. Për ne këto shifra nuk duan të thonë aspak se njerëzit duhet të ngrihen në këmbë dhe të duatrokasin qeverinë, apo të ndjehen të lumtur. Ne nuk jemi aspak të lumtur, sepse duam shumë më tepër. Jemi të bindur se me buxhetin 2018 vendosim një bazë të re për të bërë shumë më tepër. Dhe faktikisht e tregon këtë shifra e rritjes së të ardhurave në buxhetin e vitit 2018 e cila kap nivelin 28.1% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Buxheti do financojë një ulje të mëtejshme të nivelit të borxhit publik. Vitin e ardhshëm borxhi do reduktohet në 2.5%. Paketa fiskale përmes reduktimit të pragut të TVSH deri në 2 milionë lekë do nxisë formalizimin e ekonomisë me një kosto të papërfillshme në raport me gjithçka është thënë për biznesin e vogël".

Më tej, kryeministri Rama tha se ky buxhet do të përshpejtojë rritjen ekonomike, do të nxisë rritjen e punësimit dhe do garantojë instrumente më efikase në funksion të integrimit social. Sipas tij, ndihma ekonomike do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit, ku do ta marrin të gjitha famijet në nevojë. Gjithashtu, shefi i qeverisë zbuloi sektorët ku do të investohet më shumë me këtë buxhet, ku më shumë pritet të shkojë në infrastrukturë. Rama premtoi se brenda katër viteve të ardhshme nuk do të ketë më asnjë rrugë kombëtare të paçertifikuar dhe pa standarde evropiane.

"Ky buxhet është ndërtuar me përgjegjësi dhe për të përshpejtuar rritjen ekonomike, për të nxitur rritjen e punësimit dhe për të garantuar instrumente më efikas në funksion të integrimit social. Ndihma ekonomike, e cila deri tani është e ndarë në 3 qarqe ku ka hyrë në fuqi skena e re, dhe 9 qarqe tjera me skemën e vjetër, do jetë e gjitha e integruar në 12 qarqe dhe rritjen do ta marrin të gjitha familjet në ndihmë ekonomike. Buxheti rrit investimet dhe ul borxhin. Në buxhet parashikohen 86 mln lekë investime publike. Bëhet fjalë për një volum investimesh që është më i larti në historikun e financimeve publike për investimet dhe dua të mbahet parasysh se në këtë volum nuk përfshihet pjesa tjetër që është ndarë në ‘1 miliardë’, që ka nisur të zbatohet me ‘Rrugën e Arbrit’.

Ne sot nuk kemi asnjë rrugë kombëtare të çertifikueshme me standardet e BE. Ambicia është që në katër vitet e ardhshme të gjitha rrugët të jenë me standardet e BE dhe ky financim masiv do sjellë rritje të punësimit dhe të të ardhurave të njerëzve që duan të jetojnë me punë.

Buxheti ka një rritje të ndjeshme për arsimin dhe shëndetësinë, dy sektorë që do njohin fluks investimesh që nuk e kanë pasur më parë. Buxheti i arsimit 10% më i lartë krahasuar me atë të këtij viti, i shëndetësisë 5% më i lartë. infrastruktura do marrë 42% më shumë investime, rreth 400 mln euro për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe atë të ujësjellësit. Bujqësia do mbështetet me një paketë në rritje, 15% më të lartë se 2016. Turizmi pas reduktimit të taksës në 6% do mbështetet me paketë lehtësuese për markat që do investojnë hotele me katër apo pesë yje. Kemi dhe një volum investimesh për vijimin e “Rilindjes Urbane”, që do shtrihet përtej qendrave të qyteteve, në hapësirë rurale, me përparësi zonat ku ka potencial për zhvillimin e turizmit.

Buxheti garanton zbatimin e reformës në drejtësi, me një financim të qëndrueshëm të të gjithë elementëve të kësaj reforme dhe institucioneve që krijohen si rezultat i saj. buxheti financon me një rritje të rëndësishme policinë e shtetit për të çuar më tutje programin e transformimit dhe rritjes së kësaj trupe që sot ka nevojë të konsiderueshme për të pasur në dispozicion mjetet dhe instrumente që do forcojnë aspektin e hetimit dhe të zbulimit të krimeve e ndjekjes dhe përballimit të rrjeteve dhe elementëve kriminalë.

Kjo është një pamje e përgjithshme e buxhetit të vitit 2018, ka plot elementë brenda tij që detajojnë të gjithë filozofinë dhe mekanizmin e buxhetit për rritjen e mëtejshme ekonomike, atë të punësimit, për fuqizimin e rrjetit të solidaritetit shoqëror dhe për të forcuar më tutje procesin e bërjes së shtetit. Ky buxhet nuk rrit taksat, lehtëson më tutje familjet në nevojë dhe garanton që në terrenin e Shqipërisë të kemi transformime të rëndësishme. Meqë sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës unë po e lë me kaq dhe nuk po ju them se të gjitha ato që do dëgjoni sapo të ulem unë janë për të qeshur dhe për të qarë", deklaroi shefi i qeverisë. 

Kuvendi në seancë maratonë
Kuvendi do diskutojë dhe miratojë në parim sot në një seancë maratonë projektbuxhetin për vitin 2018. 

Debate ka pasur në komisionet e Kuvendit dhe diskutime të nxehta priten edhe në seancën e kësaj të enjte. Opozita ka votuar kundër draftit në komisionin e Ekonomisë dhe Financave duke pretenduar se buxheti rrënon ekonomikisht qytetarët. Ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar edhe më tej kur ka kërkuar dhe hetimin prej FBI duke ngritur akuza se paratë e drogës do të pastrohen nëpërmjet projektit 1 miliardë euro të projektit partneritet publik privat.

Buxheti 2018 parashikon një fond total të të ardhurave prej 464 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet shkojnë në 496 miliardë duke prekur një deficit prej 32 miliardë lekë.

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?