Buxheti i ARRSH dhe ndriçimi i
rrugëve, Rama  sulmon LSI-në

8 Nëntor 2017, 13:35| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në prezantimin e buxhetit për rrugët nuk nguroi që të sulmonte LSI, e cila drejtoi ministrinë e Infrastrukturës në mandatin e parë. Rama u shpreh se sot në Shqipëri vetëm rruga Tiranë-Rinas është me ndriçim, pasi sipas tij ndriçimi ishte në një pjesë të tepsisë dhe rrugët në një pjesë tjetër në mandatin e parë.

Ne kemi tre akse turistike, nuk ka asnjë dritë të ndizet nga Vora në Shkodër, apo Plepat në Vlorë, spo flas drejt Tepelenës, pasi shumëkush mund të mendojnë se errësira është e traditës. Ndriçimi ishte në një pjesë të tepsisë, rrugët në një pjesë tjetër, ne do të ndriçojmë akset. Duke filluar nga qershori do të kemi ndriçim normal në akset rrugore. Vetëm rruga Tiranë-Rinas është me ndriçim sot” tha ai.

Shefi i qeverisë deklaroi se do të dërgohen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e ARRSH (institucion i drejtuar nga LSI) që kanë abuzuar me ligjin për buxhetin.

Politikë agresive për sistemin e kontratave që të mos lënë hapësira të pafundme për spekulime e mashtrime për sistemin e supervizionimit, që është problem themelor në këtë vend dhe do të jemi me tolerancë zero ndaj gjithë supervizorëve dhe njëkohësisht do t’i japim fund historisë së akumulimit të borxheve që fatkeqësisht na shoqëroi dhe në këtë periudhë për shkak të supervizorëve të papërgjegjshme dhe administrimi të papërgjegjshëm të drejtorisë së rrugëve.

Ne kemi nisur procese penale për ata supervizorë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë dëm ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje flagrante të ligjit të buxhetit të shtetit dhe do të vazhdojmë të çojmë para drejtësisë këdo prej tyre që ka marrë pjesë në këtë shkleje” deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?