Korçë/ Meta 'harron' Berishën, s’flet për protestën e 6 dhjetorit: Shpopullimi e vjedhja, kryefjalë të qeverisë! Rama vasal i Serbisë, BE rrëzoi Ballkanin e Hapur

24 Nëntor 2022, 18:54| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 21:18

  • Share

Ilir Meta, Kreu i Partisë së Lirisë gjatë një takimi në Korçë, ku mblodhi strukturat e partisë së tij, nuk tha asnjë fjalë për protestën e 6 dhjetorit, e cila është thirrur nga aleati i tij Sali Berisha, Kryetar i grupit të “Rithemelimit” në Partinë Demokratike. Teksa apelon për një ndryshim rrënjësor të politikës shqiptare, Meta nuk e sheh këtë ndryshim përmes një rotacioni të thjeshtë.

‘Zgjidhja vjen nga populli i Shqipërisë. Nuk është vetëm rotacioni zgjidhje. Rotacioni duhet të kishte ndodhur, por u kap lideri opozitës. Duhet ta rivendosim në themele sistemet që doli nga shinat. Këtë e garanton referendum.’- tha Meta.

Teksa shpalosi akuza për shpopullimin, korrupsionin dhe borxhin e lartë publik në kurriz të shqiptarëve, Meta u ndal edhe tek Ballkani i Hapur, duke kujtuar se Parlamenti Evropiane e rrëzoi këtë pretendim.

‘Në pikëpyetje e ardhmja e një kombi të tërë. Ky është grupim aventurierësh. Ballkani I hapur u hodh në koshin e plehrave parlamenti europian, shikoni rezolutën e Parlamentit europian. AI ishte që të shqepen dyert e Shqipërisë, të falimentojmë të gjithë këtu dhe ne të jemi vasal të atij tjetri, e ky të qëndrojë këtu e ti nguli thika Kosovës, ta zbrazi Shqipërinë. Zbatues më të efektshëm se ky s’ka patur. Premtoi 300 000 vende pune, 740 000 shqiptarë të larguar nga Shqipëria për shkak të tij. Ikën 1 në serbi, ikin 10-12 në Shqipëri për 1000 banorë. Ikën 1 në Mal të zi, ikin 17 këtej. Jemi të parët atje në LA Mansh. Pastaj na ndjek Afganistani, Siria, këto vende te rajonit nuk ekzistojnë fare. Të parët jemi për korrupsion jonë rajon e kontinent, por në nivel botëror. Kemi rënë 26 vende sipas raportit për korrupsionit të TI. Vendi I dytë në botë për ryfshet, pas Zambias në vendin e parë.’- u shpreh Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë prej javësh tashmë po zhvillon një tur takimesh në të gjithë vendin me strukturat e Partisë së Lirisë, duke ndezur dhe motorët për zgjedhjet lokale të 14 majit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?