Buxheti 2021/ Ekspertët për Report Tv: I guximshëm, parashikon rritje investimesh, por ka theks elektoral

22 Tetor 2020, 16:20| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 16:26

  • Share

TIRANË- Menjëherë pas publikimit të projektbuxhetit të vitit 2021, kanë nisur edhe komentet e para nga ekspertët e ekonomisë. Ka nga ata që e konsiderojnë të guximshëm pasi parashikon rritje të investimeve, dhe nga ana tjetër ka edhe rritje pagash për disa kategori të punësuarish, por edhe lehtësira në taksa për biznesin e vogël, edhe pse jemi në pandemi. Por ka edhe nga ata ekspert që kanë rezerva për këtë projektbuxhet pasi sipas tyre duhet të ishte i fokusuar tek përballimi i pasojave të pandemisë COVID-19.

"Është një buxhet i vazhdimësisë ku ruhen të njëjtat prioritete, në përdorimin e parave publike. Përparësitë në këndvështrimin tim duhet të ishin rishikuar për të zbutur efektet e tërmetit të nëntorit dhe të pandemisë. E shoh si një buxhet me theks elektoral që nuk arrin ti japë përgjigje sfidave që ka ekonomia në këtë periudhë.  Në këtë këndvështrim e shoh se pjesërisht buxheti i përgjigjet nevojave që po shkakton pandemia COVID", tha Zef Preçi.

"Kisha pritur më pak guxim nga qeveria në lidhje me disa parametra që janë shumë të rëndësishëm. E para investimet publike, shikoj që janë më të rritura se viti që viti që jemi. Njëkohësisht kemi rritje pagash, kushdo që e dëgjon në kohë pandemie dhe të ardhurat buxhetore janë me 292 milionë euro minus Janar-Shtator, do të mendohej që duhej të shtrëngohej dora. Nëse ecën mirë do të kemi rritje të konsumit dhe ajo të çon në rritje ekonomike. Është mbështetës për biznesin e vogël, pasi heq tatim dhe TVSH. Them se qeveria ka vendosur një bast të fortë me veten dhe ekonominë tonë", u shpreh Fatos Çoçoli.

Projektbuxheti i vitit 2021 është parashikuar 479 miliardë lekë ose rreth 32.5 miliardë më shumë se buxheti i pritshëm i këtij viti. Ekspertët Zef Preçi dhe Fatos Çoçoli thonë se lehtësirat e ndërmarra për biznesin janë pozitive, ndërsa presin që arka të mbushet nga rindërtimi.

"Arka e buxhetit mendohet të mbushet nëpërmjet rindërtimit pasi aty janë investuar më shumë para publike. Kemi 270 milionë dollarë që janë vetëm për rindërtimin, mbetet të shikohet edhe korrektesa e ndërkombëtarëve me fondet e tyre", deklaroi për mikrofonin e Report Tv Fatos Çoçoli.

"Ndryshimet që janë bërë në taksa duhet të jenë solide dhe të mos ndryshon në mes të vitit, pasi ndryshimet e shpeshta përkeqësojnë klimën e biznesit", tha Zef Preçi.

Ministria e Financave pret që borxhi publik të nisi të zbresë në vitin e ardhshëm, por për ekspertët kjo është thuajse e pamundur.

"Kriza ekonomike nuk mund të kapërcehet kaq lehtësisht. Unë mendoj që nëse ekonomia e vendit në vitin elektoral arrin të rimëkëmbet me gjysmën e parashikimit të qeverisë do të ishte sukses për vendin", u shpreh Zef Preçi.

"Është e pamundur të flasësh për të ulur borxhin publik në kohën që të gjitha vendet e tjera e kanë rritur. Nuk duhet të na shqetësoj fakti që borxhi ynë kapërceu me 10% menjëherë, dhe jam i bindur që edhe vitin e ardhshëm të jetë në të njëjtin nivel, pasi po bëhen një sërë investimesh", përfundoi Fatos Çoçoli.

Qeveria me projektbuxhetin e miratuar ka rritur pritshmëritë për realizimin e të ardhurave me 10%, ndërkohë që pret një rimëkëmbje me 5.5%, shifër më optimiste krahasuar me ato të ndërkombëtarëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 22/10/2020 16:40

    sigurisht i guximshgem, kur flet tos cocoli, lepiresi i te gjitheve, gazetari idiot qe ju e merrni si specialist ekonomnie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?