Buxheti 2018, Rama: Kompanitë e
mëdha t’u shmangen shkeljeve
Kryeministri: Buxheti 2018 është buxheti i rrugës evropiane

13 Nëntor 2017, 17:22| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2018, ndërsa sjellë në vëmëndje edhe reformat që do të ndërmarrë kreu i qeverisë  për mandatin katër vjeçar.

Ai e ka cilësuar se projektet zhvillimore do të kënë një shtrirje në të gjitha qarqet e vendit nga veriu në jug  dhe pa asnnjë dallim, pasi sipas tij, kjo është është e turpshme  që akoma nuk kemi një segment rrugor, i cili përmbushë të gjithë parametrat e sigurisë së standardeve evropiane..,

Në fjalën e tij ai tha se buxheti i vitit 2018 është një hap i rëndësishëm  për vendin që duan, por edhe ëndrrën për aspiratat ndërkombëtare për të gjithë shqiptarët.

“Ky buxhet investon tek e ardhmja, investon te rritja e nivelit të jetesës, ndikon te forcimi i shtetit. Të ardhurat e buxhetit me 6.3 %. Buxheti i 2018 ka paketën më të madhe të investimeve publike, më shumë se 5%. Rritja ekonomike është bërë e qëndrueshme, kemi bërë një ndryshim me 4 vite më parë. Ky ndryshim nuk është arritur asnjëherë më para, ky buxhet bazohet në të ardhurat e brendshme.Buxheti i vitit 2018 është hap i madh drejtë shqipërisë që duam, ky buxhet e afron vendin tonë më afër BE-së. Projektet në të kaluarën e kalonin vetëm me imagjinatë”-shprehet Rama.

Gjithashtu Kryeministri Raama theksoi se reformat e ndërmarra do të kenë si synim që të rrisin përgjegjshmërinë  e qytetarëve, por me ë rëndësishmja thai ai është që kompanitë e mëdha të largohen nga shkelja e rregullave dhe dispozitave ligjore, pasi qeveria do të ketë një plan kontrolli tek të gjitha subjektet.

“Sa i përket reformës së ujit, ai tha se qytetarë që paguajnë  çdo gjë që konsumoujnë janë ato të Komsisë së Matit, ndërsa uji i pijshëm vidhet nga persona që kanë një situatë të mirë ekonomike, me  vila me makina, theksoi Kryeministri.

Pjesë nga fjala e kryeministri Rama:

Rritja ekonomike është bërë e qëndrueshme, kemi bërë një ndryshim me 4 vite më parë. Ky ndryshim nuk është arritur asnjëherë më para, ky buxhet bazohet në të ardhurat e brendshme.Buxheti i vitit 2018 është hap i madh drejtë shqipërisë që duam, ky buxhet e afron vendin tonë më afër BE-së. Projektet në të kaluarën e kalonin vetëm me imagjinatë.

 Ky buxhet investon tek e ardhmja, investon te rritja e nivelit të jetesës, ndikon te forcimi i shtetit. Të ardhurat e buxhetit me 6.3 %. Buxheti i 2018 ka paketën më të madhe të investimeve publike, më shumë se 5%.

Po ta analizojmë borxhi publik ulet me 2.8% dhe rriten investimet publike. Nuk investojm duke rritur faturën e fëmijëve tanë, investojm në funksion dhe stimulim të ekonomisë. Kemi shënuar një rritje të konsiderueshme ekonomike, një fakt i pakundërshtueshëm

Ku të gjithë paguajnë ujin, pavarësisht nivelit të jetesës dhe pavarësisht nivelit ekonomik.  Populli është ai që në Komsi të Matit  çfarë konsumon edhe e paguan, pra njerëzit e thjeshtë.  Janë ata që kanë disa makina, disa vila me 3 apo katër makina që vjedhin ujin e pijshëm. Më tutje doja të theksoja, se jemi i vendi vend që nuk kemi nj ë rrugë sipas standardeve evropiane .

Nuk diskutohet që rruga e Arbrit do do jetë e tillë, por qoftë ato që janë në vijim, por edhe të rejat do të klenë një  parametra evropiane. Rilindja urbane shkon përtej qyteteve, ne do të financojmë rrugë nga veriu në jug, që do të na ndihmojë ti japim zhvillim turizmit dhe ekonomisë.

Plani i zhvillimit prekë çdo qark në të gjithë vendin.. Nga ana tjetër cfarë skemi dëgjur, shtrirja e Tvsh në biznesin e vogël,  i shërben trafikantëve, nuk është kështu, kjo është  një fantazi dhe një histeri i kësaj politike. Ata e zgjedhin histerinë për projektet e tyre politike. Unë ju kërkojë që në të vijojmë rrugën tonë dhe të kryejmë detyrat tona, ne jemi zgjedh që të bëjmë detyrën, lufta jonë është me informalitetit.

Kjo është një betejë që në do ta nisim, dhe thirrja ime për kompanitë e mëdha ti japin fund kësaj loje, dhe ne nuk do të lejojmë për asnjë dhe për asnjë  lloj rëndësie. Skanë faj njerëzit që ankohen për rrogat që marrin, ne do të jemi aleat për ta dhe do tu shërbejmë atyre, do të bëjmë kontrolle në të të gjithë kompanitë, pasi nuk mund të lejojmë që drejtuesit të sillen kështu.

Për paketën e turizmit kemi folur, kjo paketë stimulon zhvillimin e një fashe, e cila është totalisht e munguar në këtë pjesë dhe padiskutim do ti ndihmojë këtij biznesi dhe ekonomisë.

Ministria e Brendshme për nevojat imedjate e për të adresuar problemet e saj në saj të luftës kundër krimit të organizuar ka një buxhet të konsiderueshëm. Duke qenë i bindur se ditën e enjte do të votojmë një buxhet që i duhet vendit për ta çuar vendin  në rrugën evropiane.

Dua të falënderoj të gjithë komisionet, ata kanë kontribuar në hartimin e procedurave dhe të gjithë procesit në hartimin e buxhetit për vitin 2018.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?