Butrint Imeri dhe Kiara Tito

Butrint Imeri reagon pas deklaratave të Luizit, a do hyjë këngëtari në BBV?

27 Janar 2023, 08:14| Përditesimi: 27 Janar 2023, 08:17

  • Share

Luiz Ejlli i pyetur nga banorët e “Big Brother VIP Albania” së çfarë do ndodhte nëse do futej në shtëpi ish- i dashuri i Kiarës, Luizi ka reaguar shumë ashpër dhe ka thënë se kjo do “e shkatërronte” dhe nëse diçka e tillë ndodh, ai do të largohet prej shtëpisë.

“Ose unë, ose ai”, tha Luizi duke folur me Valbonën dhe Bjordin në oborr.

Deklaratat e Ejllit u shpërndanë masivish në rrjet, ndërsa nuk ka munguar dhe as reagimi i Butrintit, ose të paktën kështu u konsiderua në një kohë që publiku po flet rreth mundësisë për hyrjen e tij në spektakël.

Këngëtari publikoi në Instastory një foto të tijën me një varg nga teksti i këngës së tij më të fundit “Lule e dashnisë”.

“A të merr malli që nuk jemi më?”, shkruan Butrinit në foto.  

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ADIS: 28/01/2023 12:01

    luiz ejlli kampjon yll bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?