Butrint Imeri dhe Kiara Tito

Butrint Imeri mbështet publikisht Kiarën në BBV, poston foton e moderatores me kurorë në kokë

15 Janar 2023, 08:20| Përditesimi: 15 Janar 2023, 08:22

  • Share

Pas përfundimit të spektaklit BBV mbrëmjen e djeshme, një postim i këngëtarit Butrit Imeri ‘trazoi’ rrjetin. Butrint Imeri ka mbështetur publikisht Kiarën në rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Albania.

Ai ka shpërndarë foton e ish partneres së tij duke i vendosur edhe një kurorë në kokë.

Gjatë spektaklit Kiara rrëmbeu edhe duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo mbështeti Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij.

Ndërkohë që gjatë gjithë mbrëmjes ajo nuk u përfshi në debate të ashpra por zgjodhi vetëm të argumentojë në momente të caktuara.

Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë në një marrëdhënie disa vite më parë.

Postimi i Butrint Imerit

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?