Busti i mëparshëm dhe ai i zëvendësuar i Cristiano Ronaldos

'Një tjetër Ronaldo' në aeroportin Madeira, zëvendësohet busti i famshëm/FOTO

18 Qershor 2018, 22:53| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 23:00

  • Share

Busti i bronztë i Cristiano Ronaldos në aeroportin e Madeiras në Portugali është zëvendësuar me një tjetër. Në atë kohë skulptura e yllit portugez ishte bërë hit në media dhe rrjetet sociale për mënyrën jo të mirë të punuar.

Në atë kohë skulptori Emanuel Santos kishte thënë se është e pamundur të kënaqësh të gjithë, duke i shikuar kritikat si normale.

Por, ESPN konfirmon se ajo tashmë është larguar dhe zëvendësuar me një tjetër të premten, në ditën kur CR7 ka shënuar hat-trick ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror.

E gjitha kjo besohet se ka ardhur si kërkesë e familjes së Ronaldos.

Për këtë ka folur edhe Santos, i cili ka thënë: ” Nëse është hequr në mënyrë të papritur, nuk është problemi im”.

Por, një gjë është e sigurt, skulptura e re duket dukshëm më e bukur dhe reale.


(Busti i mëparshëm dhe ai i zëvendësuar i Cristiano Ronaldos)

Komento

Komente

  • Kafsha: 19/06/2018 10:28

    “Si kërkesë nga familja e tij ?” Po kush është familja e tij që duhet të japë urdhra? Imagjino të vesh në krye të shtetit familjen e tij..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?