Bushati pret Hahn: Të vendosur
për çeljen e negociatave

9 Nëntor 2017, 10:34| Përditesimi:

  • Share
Ministri Ditmir Bushati u takua në mëngjes koisionerin për politikën e fqinjësisë së mirë Johannes Hahn.

Sipas ministrit vizita e komisionarit vjen në një moment të rëndësishëm për vendin, pasi në kuadër të rekomandimeve të KE për hapjen e negociatave për anëtarësim, sipas Bushatit, Shqipëria ka lançuar tashmë procesin e vetingut. 

“Këto arritje përbëjnë një bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Ministri. 

Komisioneri Hahn vlerësoi vazhdimin e vendit në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ai vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj, si element kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Komisioneri Johannes Hahn mbërriti sot në Shqipëri në kuadër të ditës “Ditët e medias”.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?