Foto ilustruese

Burrri qëllon gruan e tij me shishe, vdes 60-vjeçarja në Itali

7 Dhjetor 2022, 08:37| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 08:40

  • Share

Një burrë 65-veçar ka goditur me shishe bashkëshorten në shtëpinë ë tyre dhe e ka vrarë. Pas një debati të ashpër, gruaja 60-vjeçare, Cinza Luison u vra nga bashkëshorti i saj për motive të paditura. Ka qenë vetë  autori ai që ka lajmëruar policët dhe ata menjëhëre kanë ardhur në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e tyre në  San Stino Livenza në Venecia.

Cinzia Luison,60-vjeçe,  u vra nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit e qëlloi me një shishe në shtëpinë e tyre në San Stino di Livenza (Venecia), mëngjesin e ë martës së 6 dhjetorit dhe ditën e sotme po vazhdojnë procedimet. Vrasësi, Giuseppe Pitteri ishte një ish-punonjës i Actv. Ai përdori një aobjekt të mprehtë për ta vrarë bashkëshorten e tij. Sipas medias ialiane, Regionale thuhet se në hetimet e para mejko-ligjore, "arma e vrasjes" ishte një shishe qelqim konkretisht shishe vere. Ka qene bashkëshorti 65-vjeçar që ka bëë kallëzimin në polici dhe ka pranuar krimin e bërë. Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, gruaja, pronare e një parukerie, ishte tashmë e vdekur. Burri i saj 65-vjeçar u transferua në selinë e komandës në Portogruaro (Venecia). Sipas nje fqinje të çiftit, ata kishin dy vajza dhe vajza me e vogël u kthye menjëherë në htepinë eprindërve pas krimit. Fqinji degjoi të rene, e cila është 22- vjeçe duke bërtitur dhe aty kuptoi që diçka kishte ndodhur. Ai thote se çifti ka pasur edhe më parë debate të ashpra

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?