Foto ilustruese

Burri nga Prishtina njofton policinë: Më rrahu gruaja! Përfundon në spital

17 Janar 2023, 10:11| Përditesimi: 17 Janar 2023, 10:19

  • Share

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Sipas informacioneve të mediave të Kosovës dhe raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 16:00. Personi në fjalë ka kërkuar ndihmë mjekësore pas sulmit nga bashkëshortja, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara kosovare. Viktima ka pranuar trajtiminmjekësor.”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?