Masakra në familjen shqiptare në Itali, Tefta Malaj në karrige me rrota del nga spitali! Avokati i saj kërkesë presidentit italian për t’i dhënë nënshtetësinë

18 Maj 2023, 20:05| Përditesimi: 18 Maj 2023, 21:32

  • Share

Tefta Malaj, 39 vjeçarja shqiptare e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 6 maj në Itali ku e vdekur mbeti edhe vajza e saj ka lënë spitalin. Mediat italiane kanë publikuar fotot ku shihet në një karrige me rrota. Ndërkohë avokati i saj, i ka drejtuar një thirrje presidentit të Italisë, Sergio Mettarella të cilit i ka kërkuar që t’i japë nënshtetësinë 39 vjeçares, ndaj së cilës ka gjuhë urrejtje në rrjetet sociale.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur strehim të ri për Teftën larg Torremaggiore, ku ajo nuk dëshiron të kthehet të jetojë”- është shprehur avokati Michele Sodrio i cili merret me mbrojtjen e 39 vjeçares që u godit me thikë nga bashkëshorti i saj Taulant Malaj.

Si ndodhi ngjarja e rëndë
45-vjeçari xheloz, Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth njëzet goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë: nuk kishte shpëtim për të. Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza që i doli përpara babait të cilin po përpiqej ta ndalte por mbeti e vdekur. Djali 5 vjec ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë që ndaluan shqiptarin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar nga burri një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale dhe me shumë gjasa ua ka dërguar pamjet edhe personave të tjerë të identifikuar, të cilët nga ana e tyre kanë shpërndarë videon nëpërmjet internetit.

Arsyeja e këtij krimi ishte se 45-vjecari bukëpjekës shqiptar kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

Në dëshminë e dhënë, Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij kishte hyrë në dhomën e gjumit ku ishte gruaja e tij të cilën e kishte goditur të parën dhe në moment kishte ndërhyrë vajza e tij 16 vjeçare për të shpëtuar të ëmën. Ai shtoi se e kishte sulmuar me thikë vajzën e tij pa e kuptuar se ishte ajo. Më pas Malaj zbulon se nga dhoma e gjumit, gruaja e tij së bashku me italianin u arratisën në kuzhinë ku kishte vazhduar t'i godiste.  4 ditë pas krimit të rëndë shqiptari Taulant Malaj ka kuptuar se çfarë ka bërë duke u shkrehur në lot në seancën e parë ku iu komunikua arresti me burg dhe rimarrja e dëshmisë. Sipas avokatëve shqiptari ndodhet në gjendje të rënduar. Tre video të tjera janë marrë nga kamerat e shtëpisë për të cilat avokatët thonë e Malaj nuk ka dashur ta vrasë djalin 5 vjeç dhe fëmija nuk ishte i fshehur pas divanit.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stela: 19/05/2023 09:44

    Me sa di une,kerkohet nenshtetsia kur kryhen akte heroike dhe jo kur burri lajthit dhe te vret dashnorin dhe vajzen

    Përgjigju
    • Ben: 19/05/2023 11:38

      edhe kjo akt heroik beri duke u palluar me komshiun , tani te mari nenshtetsine dhe te pallohet si italiane.

    • Or tej: 19/05/2023 11:24

      E ke qare se ashtu eshte or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?