Foto ilustruese

Burri dhunon gruan në Belsh, e reja hidhet nga dritarja e banesës! Policia vë në pranga 35 vjeçarin

6 Prill 2023, 13:00| Përditesimi: 6 Prill 2023, 13:29

  • Share

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia në Belsh të Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës.

E dhunuara, është dërguar më pas në spitalin psikiatrik pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”-thuhet në njoftim.

Materialet e nevojshme hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?