Burrel/ Metalurgët në protestë: Duam rritje pagash, përshkallëzim nëse s’na plotësohet kërkesa (VIDEO)

8 Shkurt, 08:19| Përditesimi: 8 Shkurt, 08:33

  • Share

Me kërkesën për rritje të pagës dhe përmirësim të kushteve të punës, punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Mat dolën në protestë.

Rreth 80 metalurgë i drejtuan kërkesat e tyre ndaj kompanisë turke që administron uzinën.

Në listë e kërkesave që metalurgët kanë parashtruar është edhe largimi I drejtorit të kësaj uzine.  Kërkesa për largimin e drejtorit lidhet me një incident të dy viteve më parë, ku sipas metalurgëve drejtori ka dhunuar kolegun e tyre, Hamit Metra, ngjarje për të cilën gjykata e shkallës së parë Mat e ka shpallur fajtor, teksa diskriminon sipas tyre metalurgët dëshmitarë në gjykatë.

Metalurgët thonë se protesta e tyre do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, dhe nëse nuk do të merren parasysh,  protestat do të përshkallëzohen.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?