Burrel/ Dy të miturit vjedhin kasafortën me para në xhami, vihen në hetim

13 Nëntor 2023, 12:02| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 12:09

  • Share

BURREL- Dy të mitur kanë vjedhur një xhami në qytetin e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy të miturit gjatë natës janë futur në objektin e kultit duke thyer xhamat dhe kanë vjedhur një kasafortë me para.

“Si rezultat i vlerësimit të rastit dhe veprimeve të mirëkoordinuara, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat  i dy shtetasve të mitur 12-vjeçar, autorët e dyshuar të vjedhjes. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash”, njofton policia.

Policia i ka identifikuar dy të miturit, të cilët janë vënë në hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës së tyre. Paratë e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?