Foto ilustruese

Burrë e grua rrahin njëri-tjetrin në Korçë, vihen nën hetim të dy bashkëjetuesit

23 Tetor 2023, 15:32| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 15:46

  • Share

Një çift në Korçë janë vënë nën hetim nga policia pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Policia e Korçës njofton se e ka referuar rastin në prokurori.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit", njofton policia.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?