Kronikë

Burime diplomatike për Report Tv: Në Afganistan s'ka shqiptarë civilë dhe ushtarakë! Strehimi i refugjatëve afganë, Shqipëria ka rënë dakord parimisht me SHBA

14 Gusht 2021, 14:23| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 16:56

  • Share

Pas publikimi të lajmit nga Agjencia e lajmeve Reuters se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me shumë vende, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, burime diplomatike për Report Tv sqarojnë se atje nuk ka prezencë as civile dhe as ushtarake shqiptare.

37 ushtarakët e fundit shqiptarë që ishin në Afganistan, janë larguar në muajin qershor përmes aeroportit të Kabulit ku ishin nën komandën turke.

Më herët Shqipëria ka pasur një kontigjent në qytetin Herat të Afganistanit, nën komandën italiane, qytet që sot është pushtuar nga talebanët. Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë ushtarak apo civil në territorin e Afganistanit.

Po ashtu të njëjta burime bëjmë me dije se SHBA u ka kërkuar disa shteteve për të strehuar një pjesë të refugjatëve të Afganistan, që janë civilë, përkthyes dhe punonjës të administratës së ushtrisë amerikane.

Këta punonjës për talebanët mund të konsiderohen si armiq dhe ata rrezikojnë jetën duke qëndruar në Afganistan.

Shqipëria ka dhënë një dakordësi në parim, por gjithçka është në fazë diskutimi, ende nuk ka një vendim dhe nuk është folur as për shifra të refugjatëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një testim dhe bisedë me disa shtete për mundësinë e strehimit të civilëve afganë, dhe kapacitetet pritëse të tyre. Shqipëria ka dhënë disponibilitetin e saj duke qenë edhe vend anëtar i NATOS. Bëhet fjalë për një prezence të përkohshme e këtyre refugjatëve në vendin tonë. Më herët ishte Kanadaja që konfirmoi pranimin për të strehuar 20 mijë civilë afganë, punonjës të administratës së ushtrisë amerikanë gjatë misionit të tyre në Afganistan.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juli: 14/08/2021 18:24

    Le te vijne, dyert tona duhet te jene te hapura per jete qe rrezikohen nga lufta.

    Përgjigju
    • Juri: 14/08/2021 19:21

      Merri te shtepia jote, palaco i pushtetit.

  • Halim Tulla: 14/08/2021 17:42

    U mbush shqiperia, me Iranian, sirian e shume mbeturina aziatike. Po degradohet vendi

    Përgjigju
  • Albanistan: 14/08/2021 16:30

    Nuk ka rene Shqiperia dakord, por ky mender kryeminister. Per gjera te tilla duhet te vendose populli me referendum.

    Përgjigju
  • Turi: 14/08/2021 14:22

    Shqiperia po kthehet haleja e botes, dhe lideri yne su(m)prem do shpallet kryehalexhiu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?