‘Burgu lundrues’ në Britani, dalin pamjet nga godina ku po qëndrojnë azilkërkues shqiptarë dhe të huaj

8 Gusht 2023, 10:29| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 10:35

  • Share

Britania e Madhe që nga dita e djesme ka filluar të zhvendosë disa emigrantë, përfshirë edhe shqiptarë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore.

Mediat britanike kane publikuar pamjet e atyre qe tashme quhen “burgje lundruese”.  Vendimi është pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 08/08/2023 14:02

    Nuk na ka faj bota por koka. Kjo ashte pasoja e politikas trathtare shqiptare

    Përgjigju
  • Në Angli me not: 08/08/2023 10:46

    Po rra zjarri aty si i bëhet? Apo hidhu në det

    Përgjigju
  • Turi: 08/08/2023 10:34

    Keta jane vendet demokratike qe mbrojne te drejtat e njeriut jua qr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?