Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

‘Burgjet’ e UÇK në Shqipëri/ Balla kërkon hetim, propozon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

10 Nëntor 2020, 15:42| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 20:19

  • Share

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar në Kuvend krijimin e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për të hetuar pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të Burgjeve të UÇK-së.

Burime për Report Tv konfirmuan se propozimi i numrit 2 të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK.

Kërkesa e kreut të grupit parlamentar të PS, vjen një ditë pasi ky i fundit i ka kërkuar Lulzim Bashës të sqarojë rolin e tij në hetimin e luftës së UÇK.

“Lulëzim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK” shkruajti Balla një ditë më parë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Desi: 11/11/2020 02:04

    Jo nje po do ishte mire pese komisione te ngriheshin. Balla duhet shpallur hero nga Presidenti per kete iniciative. Per kaq vite si ka mundesi qe askush nuk denjoi ta bente. Dhe shyqyr Rames qe na hapi syte me bejtet per Bashen. Pune te mbare komisionit te gorrica e Tares.

    Përgjigju
  • Shqiperi Kosova: 10/11/2020 17:11

    Te nderuar Deputete te Shteteve Shqipetare jap nje mendim : Deputetet e dy shteteve shqipetare ne kuvendet e tyre te propozojne nje Amendamet keshillit te ministrave duke e cilesuar Dik Martin :Si Person te Padeshirushem ne Shqiperi dhe Kosove per te mos u lejuar te hyj ne Teritoret Tona me Motivin Shpifes Pa Fakte te Figurave Drejtuese UCK per Kriminel Vrases dhe populli i dy vendeve tona te bejne nje Protest perpara Ambasates se vendit te tij per Soridalitetin e Drejtuesve te UCK Se Jane Te Pafajshem qe te sensibilizohet kjo ceshtje ne mbare boten dhe USA se kush jane Vrasesit e vertete qe eshte Serbija per Krimet Vrasjet Genocitin qe kane ushtruar kombit Shqipetar Kosovar

    Përgjigju
    • 23452345: 10/11/2020 18:15

      Po po, neser ne pretesta na ke. Do marrim edhe garuzhden me vete.

    • Faisbe: 10/11/2020 17:33

      Plotesisht dakort. Dhe mos beni gerr-verr o njeres,ules ne kuvend.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?