Burani verore me speca e domate nga zonja Albana

17 Maj, 11:34| Përditesimi: 17 Maj, 11:36

  • Share

Burani verore

Përbërësit:

  • 500 gr speca
  • 500 gr domate
  • 4-5 lugë gjelle vaj
  • 2 kokrra qepë
  • 2 filxhanë kafeje oriz
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me yndyrë kaurdisim qepët derisa të zverdhen, shtojmë specat e prerë në rripa, i kaurdisim në zjarr të ngadaltë, më pas hedhim domatet të qëruara e të grira hollë dhe i kaurdisim së bashku për 5-10 minuta. Shtojmë lëng mishi ose ujë, kripë e piper të zi dhe pasi të kenë marrë valë, hedhim orizin e pastruar. E lëmë buraninë të gatuhet në zjarr të ngadaltë dhe e servirim spërkatur me majdanoz të grirë hollë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?