Festa e Dortmund

Bundesliga/ Leverkusen 'marshon' drejt titullit, Dortmund fiton në kryeqytet! Augsburg turpëron ekipin e Gjasulës, tri pikë për Leipzig

2 Mars, 20:47| Përditesimi: 2 Mars, 20:49

  • Share

Bundesliga gjermane është në javën e 24-t dhe pas barazimit të Bayern Munich duket se Leverkusen është me një "këmbë" drejt titullit kampion. Edhe pse me një ndeshje më pak (të diel kundër Koln) "Aspirinat" kanë shanse të dërgojnë në dhjetë pikë diferencën.

Këtë të shtunë tri pikë siguruan Dortmund, Leipzig, Frankfurt dhe Stuttgart. Ndërkohë që Darmstadt e pësoi në shtëpi 0-6 nga Augsburg, me skuadrën vendase që titullar në mbrojtjen kishte Klaus Gjasulën. Paçka përpjekjes lojtari i Kombëtares dhe shokët e tij nuk mundën të shmangnin turpërimin dhe gjenden në fundin e renditjes.

Leverkusen, Bayern Munich, Stuttgart dhe Dortmund janë në katër vendet e para.

Bundesliga, raundi 24:

E shtunë

Bochum 1-4 RB Leipzig

Darmstadt 0-6 Augsburg

Heidenheim 1-2 Eintracht Frankfurt

Mainz 1-1 MGladbach

Union Berlin 0-2 Dortmund

Wolfsburg 2-3 Stuttgart

E dielë:

15:30 Koln - Bayer Leverkusen

17:30 Hoffenheim - Werder Bremen

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?