Bayer Leverkusen barazon në fund dhe Xabi Alonso

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje

27 Prill, 20:39
  • Share

Bundesliga gjermane zhvilloi këtë të shtunë ndeshjet e raundit të 31-të. Bayern Munich iu fal formës së mirë të Harry Kane dhe dopietës së anglezit në minutat 9 dhe 61 për të mundur 2-1 Frankfurtin, ndërsa përkohësisht shkurtoi Ekitike. Harry Kane në 42 ndeshje me bavarezët këtë sezon ka shënuar po kaq gola, duke hyrë në histori.

Ndërkohë Dortmund duket se është "dehur" nga suksesi në Champions League dhe pas barazimit në fund me Leverkusen një javë më parë, sot u mund 4-1 nga RB Leipzig. Paçka së shënuan të parët me Sancho pas 20 minutave lojë, verdhezinjtë u përmbysën nga golat e Openda, Sesko, Simanak dhe Baumgartner.

Në "BayArena" Bayer Leverkusen dhe Stuttgart barazuan 2-2. Vendasit që janë shpallur kampionë në elitën e Gjermanisë nuk u dorëzuan paçka se miqtë shënuan dy gola me Fuhrich dhe Undav. Djemtë e Xabi Alonsos barazun me Adli dhe golin e Andrich në 90+7. "Aspirinat" vijojnë të tregojnë se janë skuadra që shënon "in extremis" dhe marrin barazimin e dytë radhazi, për të thelluar rekordin në 46 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Te tri pikët këtë fundjavë doli edhe Uerder Bremen dhe Uolfsburg. 

Bundesliga, raundi 31:

E shtunë, 27 prill 2024

15:30

Augsburg 0-3 Uerder Bremen

Bayern Munich 2-1 Eintracht Frankfurt

Freiburg 1-2 Uolfsburg

RB Leipzig 4-1 Dortmund

18:30 Bayer Leverkusen 2-2 Stuttgart

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?