Kane feston golin me Bayern Munich

Bundesliga/ Bayern Munich fitore me 'zemër në dorë', tri pikë edhe për Stuttgart e Bremen! Leverkuseni ndalet në shtëpi

27 Janar, 17:57| Përditesimi: 27 Janar, 21:05

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit është në raundin e 19-të. Këtë të shtunë duke nisur nga ora 15:30 në fushë zbritën dymbëdhjetë skuadra. Bayern Munich siguroi tri pikë me peshë në transfertë kundër Augsburgut, duke fituar 2-3. Pavlovic, Davies dhe Kane shënuan për bavarezët, ndërsa Demirovic te Augsburg shënoi dopietë, teksa vendasit humbën edhe një penallti.

Në "MHP Arena", Stuttgarti fitoi 5-2 kundër RB Leipzig. Vendasit thellojnë me katër pikë distancën nga "Demat", ndërsa Undav shënoi tripletë dhe Millot dhe Leueling nga një gol.

Fitore edhe për Werder Bremen, që mundi 3-1 Freiburgun. Në barazim dy ndeshjet e tjera, Hoffenheim 1-1 Heidenheim dhe Wolfsburg 1-1 Koln. Në orën 18:30 Leverkusen u ndal 0-0 nga MGladbach, me "Aspirinat" që janë sërish në krye me dy pikë më shumë se bavarezët.

Bundesliga, raundi 19-të:

 E shtunë

15:30

Augsburg 2-3 Bayern Munich

Hoffenheim 1-1 Heidenheim

Stuttgart 5-2 RB Leipzig

Werder Bremen 3-1 Freiburg

Wolfsburg 1-1 Koln

18:30

Leverkusen 0-0 MGladbach

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?