Festa e Kane dhe Musialas te Bayern

Bundesliga/ Bayern Munich fiton 2-5, Kane vendos rekord! Gjasula në fushë, fitojnë Augsburg e Mainz

16 Mars, 17:42| Përditesimi: 16 Mars, 17:44

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi këtë të shtunë pesë nga ndeshjet e raundit të 26-të. Bayern Munich fitoi 2-5 në udhëtim kundër skuadrës së Klaus Gjasulës, Darmstadt. Musiala me dopietë, Kane, Gnabry dhe Tel shënuan për bavarezët.

Goli e fut Harry Kane në analet e historisë, pasi sulmues anglez bëhet lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënon 31 gola në sezonin e tij debutues.

Te suksesi i plotë doli edhe Mainz, që në shtëpi mundi 2-0 Bochumin. Augsburg siguroi tri pikë në udhëtim pas fitores 1-3 ndaj Uolfsburg. Heidenheim dhe Borussia MGladbach barazuan 1-1.

Të dielën në 15:30 kryesuesit e Leverkusen luajnë kundër Freiburg në udhëtim, teksa në 17:00 Dortmund pret Frankfurtin.

Bundesliga, raundi 26-të:

E shtunë, 16 mars

15:30

Darmstadt 2-5 Bayern Munich

Heidenheim 1-1 Borussia MGladbach

Mainz 2-0 Bochum

Union Berlin 2-1 Uerder Bremen

Uolfsburg 1-3 Augsburg

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?