Foto ilustruese

Fondi vjetor për bonusin e bebeve harxhohet që në gusht! Bum përftimesh nga jashtë, emigrantët më të interesuar

6 Dhjetor 2021, 09:03| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 09:19

  • Share

Prej tre vitesh qeveria shqiptare jep bonus në para për çdo fëmijë shqiptar që regjistrohet në librat e gjendjes civile.

Politika, që u ndërmor për të stimuluar lindjet brenda vendit, që vitet e fundit kanë rënë ndjeshëm, po deformohet pasi në një masë të madhe po merret nga fëmijët e emigrantëve të lindur jashtë vendit. Kjo praktikë po rrit me shpejtësi shpenzimet në formën e bonusit, teksa shihet që nuk ka ndihmuar në rritjen e lindjeve brenda vendit pasi rënia e treguesit ka vijuar edhe përgjatë viteve kur nisi aplikimi shpërblimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në fund të 10 -mujorit 2021 u paguan 2.8 miliardë lekë për bonusin e lindjeve, ndërkohë që i gjithë fondi vjetor ishte 2.2 miliardë lekë. Të dhënat nga financat në treguesit mujor fiskal tregojnë se plani vjetor për bonusin e bebeve u harxhua qysh në muajin gusht.

Sipas të dhënëve të Ministrisë së Shëndetësisë vitin e kaluar e kanë përfituar bonusin 36,188 foshnja, ndërkohë INSTAT raportoi se vetëm 28,075 ishin të lindura brenda vendit. Të dhënat tregojnë se bonusin e kanë përfituar rreth 8 mijë foshnja të lindura jashtë të cilat përbënin mbi 22 për qind të totalit të planifikimeve.

Nisur nga numri i lindjeve vitin e kaluar Ministria e Shëndetësie kishte programuar të shpërndante bonusin për rreth 28 mijë foshnja këtë vit, por ky numër është ezauruar që në muajin gusht.

Duke nisur nga data 26 gusht 2021 bonusi i bebes për fëmijët e lindur jashtë shtetit dhe në strukturat spitalore private shpërndahet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror sipas qarqeve.

Në janar të vitit 2019 qeverisi të aplikojë dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura.

Për fëmijën e parë bonusi ishte 40,000 lekë, për fëmijën e dytë e dytë 80,000 lekë dhe fëmijën e tretë 120,000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;

Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 lekë për secilin fëmijë.

Vendimi i qeverisë ka përcaktuar se ndihmën e menjëhershme financiare e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.

Pas regjistrimit kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi)./ Monitor

Komento

Komente

  • Artikull i keq: 06/12/2021 09:26

    Bonusi i femijeve te porsalindur eshte nje shifer simbolike per pjesen derrmuese te ekonomive familjare te shqiptareve qe jetojne dhe punojne jashte vendit. Thuajse te gjithe prinderit e marrin bonusin materialisht gjate pushimeve ne Shqiperi, dhe me gjase 100% e tij shpenzohet po ne Shqiperi. Ndonese simbolik ne vlere (per familjet qe jetojne jashte) prape mbetet nje gjest i bukur (dhe krejt i izoluar) kundrejt emigranteve. Keta jane kontributoret kryesore te investimeve te huaja ne Shqiperi, ketu e 30 vjet. Perbejne grupin kryesor te pushuesve nga jashte vendit qe zgjedhin vit pas viti Shqiperine. Ne teresine e tyre jane sistemi social me i fuqishem dhe me efikas qe ka Shqiperia, (me shume se pensionet, shendetesia apo ndihma sociale, te marra se bashku). Me vajtje-ardhjet e tyre dhe me komunikimin e vazhdueshem, te mundesuar sot me kosto shume te uleta nga aplikacionet dixhitale, kontribuojne fuqishem per emancipimin dhe zhvillimin shoqeror te vendit. Nje pjese e mire e tyre jane ende taksapagues ne Shqiperi, si pronare pronash te paluajtshme, aksionere ne sipermarrje, etj. etj. me rradhe. Per te gjitha sa me lart, eshte turp i Zotit qe nje reviste serioze si Monitori (dhe nje media me ambicie si Shqiptarja) te percjellin kesi lajmesh, ku i jepet ze e trajte mendimeve me te papjekura te kafeneve rreth marrdhenieve shqiptare brenda vendit dhe familjare te tyre jashte!

    Përgjigju
    • Varijanullen: 06/12/2021 18:30

      Jo vetem por shume nga keta femije Deri ne Moshe madhore kane vetem pashaporten Shqiptare. Flasin Shqip pra 100% Shqiptar. Artilull tendencioz. Vet krySurrelsi ne intervista kur do te justifikoj largimet ne mase thote qe ka dhe rikthim emigrantesh dhe vajtje ardhje.

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?