Bulqizë, theu masën e arrestit në shtëpi, vihet në pranga 31-vjeçari, ishte dënuar për shitje narkotikësh

6 Prill, 10:41| Përditesimi: 6 Prill, 10:56

  • Share

BULQIZË - Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Bulqizë pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi të vënë nga Gjykata për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’.

G.L., banues në Bulqizë  u kap jashtë banesës së tij pasi policia kishte informacione nga inteligjenca policore.

'Si rezultat i kontrolleve të kryera 24/7, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G.L., 31  vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi",  për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".'thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. 

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.  

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?