Bulqizë/ Fadroma e firmës 'Gjoka' del nga rruga dhe përfundon mbi një baxho! VIDEO e gjithë godina e shkatërruar

15 Janar 2023, 10:46| Përditesimi: 15 Janar 2023, 12:07

  • Share

TIRANË- Një fadromë e firmës ‘Gjoka’ që po merrej me punimet në Rrugën e Arbrit, ka përfunduar mbi një godinë. Report Tv sjell pamjet, ku shihet se fadroma ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në çatinë e një baxhoje, duke e shkatërruar ndërtesën, por për fat nuk ka pasur persona të lënduara. 

Sipas shoferit të fadromës, ai ka tentuar që të shmang përplasjen me një makinë që po i vinte përballë, prandaj ka devijuar rrugën duke përfunduar mbi baxho.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që një automjet i firmës Gjoka i cili po punonte në Rrugën e Arbrit që ka pësuar një aksident. Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar vetëm 2 ditë më parë, por në fshatin Murriz. Teksa po punonte në afërsi të tuneli, L.V duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?