Foto ilustruese

Bullizuan të riun, procedohen penalisht 3 punonjësit e policisë në Korçë

14 Qershor 2022, 18:19| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 18:21

  • Share

3 punonjës të policisë janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Korçës.

Shkak është bërë një video e disa kohëve më parë në tik tok ku policët kanë shoqëruar të riun në makinën e policisë  për masat kundër Covid 19. Ata e kanë shoqëruar  për mungesën e maskës dhe më pas e akuzonin të riun për vjedhje.

Ata janë tallur me të duke i thënë se ai është numri një i vjedhjeve në qytet.

I riu ka bërë denoncimin pranë AMP-së dhe sot ka nisur dhe hetimi ndaj efektivëve të policisë.

Pritet një reagim zyrtar nga AMP dhe Prokuroria.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?